Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka atë që mund të quhet një stil i drejtpërdrejtë komunikimi, aq më tepër kur bëhet fjalë për adresimin e një prej çështjeve kryesore të programit të saj politik – siç është emigracioni.
Ajo iu drejtua me një mesazhi Presidentit të Këshillit të BE-së gjatë Samitit që zhvillohet në Romë. “Italia,” tha ajo “nuk mund ta përballojë këtë çështje e vetme”, përcjell Euronews.
Samiti i 27 anëtarëve të BE-së do të diskutojë këtë çështje dhe Meloni tashmë ka theksuar se BE-ja “duhet të ndërhyjë në mbrojtjen e kufijve të jashtëm“.
Gjatë raundit të parë të takimeve ndërkombëtare dypalëshe, qasja e Melonit u mirëprit si nga kancelari gjerman, ashtu edhe nga kryeministri suedez.
“Kur bëhet fjalë për migracionin, Evropa po ecën përfundimisht në të njëjtin drejtim si qeveria e Vëllezërve të Italisë dhe e Melonit”, tha Sara Kelany, një deputete e “Vëllezërve të Italisë”.
Përmirësimi i bashkëpunimit me vendet e origjinës
“Kjo përfshin forcimin e kontrolleve të kufijve të jashtëm duke nxitur për përmirësimin e bashkëpunimit me vendet e origjinës. Së fundi falë kësaj qeverie çështja e migracionit është bërë një problem i zakonshëm në Evropë. Të gjithë e kemi kuptuar se mbrojtja e kufijve të Italisë është e barabartë me mbrojtjen e kufijve të Evropës”.
Propozimi kryesor i Italisë është të nxisë një kod sjelljeje në mbarë BE-në për anijet e shpëtimit në Mesdhe. Qeveria italiane gjithashtu dëshiron të inkurajojë vendet anëtare të investojnë më shumë para në Afrikë.
Por çështja më përçarëse mbetet futja e zhvendosjeve të detyrueshme. Një kërkesë që mbetet e papëlqyeshme në mesin e disa prej aleatëve më të afërt evropianë të Melonit.
“E vërteta është se një armiqësi e tillë është e zakonshme midis të gjitha vendeve anëtare të BE-së si një mënyrë për të mbrojtur interesat e tyre”- tha Sara Kelany.
“Kjo është ajo që Italia duhet të kishte bërë gjatë gjithë këtyre viteve,” thotë Kelany. “Tani ne po i qasemi më në fund çështjes siç kanë bërë tashmë vendet e tjera evropiane.”
Pas 100 ditëve të para në detyrë, linja e Melonit në Evropë nuk ka ndryshuar. Mbrojtja e interesave kombëtare është prioriteti i programit të saj politik. Megjithatë, pjesa më e madhe e suksesit të saj do të varet nga mënyra se si ajo e trajton çështjen e migracionit, duke pasur parasysh se shumë nga mbështetësit e saj e mbështetën qëndrimin e saj të ashpër për këtë.