Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK.
Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve raporton gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.
Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor të vitit të kaluar.