Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se po fuste 400 litra naftë kontrabandë nga Kosova, pranga 30-vjeçarit në Morinë


Një 30-vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës, pasi akuzohet se ka provuar të fusë kontyrabandë në vend rreth 400 litra naftë.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale J.N. pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjet sasia e lartpërmendur e karburantit.

Sasia e naftës dhe mjeti u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.