Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Edi Rama korruptoi e përdori si vrasës me pagesë një nga zyrtarët më të rëndësishëm të FBI-së


Kreu i PD-së Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e nesërme duke theksuar se ajo ka zgjuar interes të madh jo vetëm në Shqipëri, po në mbarë botën.

Gjatë një deklarate për media nga selia blu, kryedemokrati tha se shqiptarët do i përgjigjen flakë për flakë asaj që e quajti ‘Watergate’ i shekullit të 21-të, një prej skandaleve më tëmëdha të të gjitha kohërave.

Berisha tha se Rama për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë e të përdorë si vrasës me pages ëish-zyrtarin e lartë të FBI-së, zbuluesin  më të rëndësishëm të planetit.

“Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm te qytetarëve shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botën. Kjo është protesta në gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, kafenetë, nuk flitet veçse për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe në vendet e Europës. Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë ëatergate-it të shekullit të 21-të, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë dhe ta përdorë si vrasës me pagesë zbuluesin ndoshta më të rëndësishëm të planetit. Sipas tij, përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoi se “Edi Rama është absolutisht i pashpresë, ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe drejtësisë së SHBA-ve.” – tha Berisha.