Sali Berisha, ngritjen e akuzave ndaj ish zyrtarit të lartë të kundrazbulimit të FBI-s Charles Mcgonigal e ka kthyer në një kalë beteje të aksionit opozitar përmes të cilit synon rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
Që prej momentit kur ky zhvillim u bë publik në SHBA, nga selia blu dhe studio televizive zoti Berisha, me detaje ka bërë radiografinë e ngjarjes dhe të personazheve.
Janë me qindra deklarimet e Sali Berishës përmes të cilave ai ka artikuluar akuza për personin përmendur në aktakuzën ndaj ish-zyrtarit të FBI-së si personi B, Dorian Duçka.
Por me shumë mjeshtëri Sali Berisha, ka fshehur miqësinë mes të birit Shkëlzen Berisha dhe Dorian Duçkës.
Kjo foto e siguruar nga Top Channel tregon Shkëlzen Berishën bashkë me Dorian Duçkën, në bordin e një avioni krah për krah në një prej udhëtimeve të tyre të biznesit
Fotoja është një dëshmi e fortë e lidhjes së Shkëlzen Berishën me Dorian Duçkën, i kthyer në subjekt akuzash të shumta ditët e fundit nga Sali Berisha.
Pritet me interes se çfarë qëndrimi do të mbajë Sali Berisha për këtë foto, e cila fakton lidhjen e të birit Shkëlzenit me Dorian Duçkën, njeriun të cilin, ai e akuzon si strumbullarin e përpjekjeve bashkë me Edi Ramën për të shkatërruar opozitën.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel