Një shtetase ukrainase është gjetur e vdekur brenda apartamentit të saj në plazhin e Durrësit.
Sipas policisë bëhet fjalë për 45-vjeçaren Natalia F. Yaruseska e cila jetonte e vetme në katin e pestë të një pallati në Shkëmbin e Golemit.
Ajo nuk dilte prej ditësh nga banesa e pas lajmërimit të fqinjëve, në vend mbërritjën policia e zjarrfikësit. Pas hyrjes në banesë, shtetasja ukrainase është gjetur pa shenja jete.
Ajo është dërguar në spitalin e Durrësit ndërsa nga këqyrja paraprake, nuk rezultojnë shenja dhune.
Policia po heton ngjarjen për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 45-vjeçares.