Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Apelit cakton datën e seancës për vulën e PD-së


Gjykata e Apelit ka caktuar datën për seancën gjyqësore për çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

Seanca është parashikuar të zhvillohet më datë 3 mars në orën 11.

Afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ për zgjedhjet lokale është data 6 mars. Një shtyrje e seancës për çfarëdo lloj arsyeje do bënte që PD-ja e Berishës të rrezikonte pjesëmarrjen me logon dhe vulën klasike në këto zgjedhje.

Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh interesimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:

Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja” – njoftoi Gjykata e Apelit.