Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Balliu: Korrupsioni i Ramës me McGonigal nuk falet, kur shteti e ligji s’funksionojnë verdiktin e japin qytetarët


Sekretari Organizativ në PD Klevis Balliu se qytetarët do zbresin nesër në shesh për të dhënë verdiktin e tyre duke qenë se shteti e ligji në vend nuk funksionojnë më.

Ai ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ku tha se protesta e aksionit pritet me interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët.

Balliu shtoi më tej se korrupsioni  i Edi Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal për të asgjësuar opozitën  nuk falet e nuk harrohet.

Ai tha gjithashtu se çdo segment opozitar do jetë nesër në shesh.

“Ska pasur kurrë kaq interes qytetar më shumë se sa kjo protestë. E shohin jo vetëm si protestë, por si aksion. Në momentin kur nuk funksionon më ligji e shtetit, nuk ka më institucione. Kur shteti nuk funksionin, thirret sovrani të japë verdiktin. Sovrani zbret në shesh. Korrupsioni që ka bërë ai me çështjen McGonigal nuk falet dhe as nuk harrohet. Kjo është thirrje për sakrificë që qytetarët të vinë dhe t’i dalin zot vendit të vetë. Sot s’ka asnjë shqiptar që nuk e sheh se s’ka asnjë institucion që nuk e bën detyrën e vetë.

Çdo segment opozitar do bashkohet në shesh. Çdo qytetar do jetë në shesh. E gjithë Shqipëria do zbarkojë në Tiranë. Jemi koshient për vështirësitë, por ka kërkesë të madhe për të zbritur qytetarët në shesh. Nesër dal protestoj si shqiptar në radhë të parë dhe jo si demokrat. Të gjithë nesër kështu do dalin si shqiptarë. Patjetër që nesër do ketë fjalime. Mosbindja civile është e drejtë demokratike.” – tha Balliu.