Gëzim Ademaj ka marrë mandatin e deputetit nga KQZ, pas dorëheqjes së deputeti të PD-së Fation Veizajt në qarkun e Vlorës.
Më datë 16 janar kur nisi edhe sesioni i ri parlamentar, Veizaj vendosi të njoftojë kryeparlamentaren Lindita Nikolla për vendimin.
“Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse
Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.” shkruan Veizaj ndër të tjera në mesazhin e tij.