Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nxjerr videon e sotme nga inceneratori i Tiranës: Zero përpunim mbetjesh, SPAK të veprojë sa më parë ndaj Veliajt


Deputetja e Partisë së Lirisë  Monika Kryemadhi i ka bëë thirrje SPAK-ut të veprojë sa më parë e të marrë nën hetim kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Ajo ka publikuar një video të ditës së sotme duke shkruar se Veliaj paguan inceneratorin pa marrë shërbimet për të cilat paguhet.

Kryemadhi thekson se atje nuk bëhet asnjë trajtim mbetjesh edhe pse kompania në fjalë paguhet sikur i kryen. 

Shikojeni se si mashtruesi më i madh që ka parë Tirana, paguan inceneratorin pa marrë shërbimet e faturuara. Video është e ditës së sotme. ZERO përpunim mbetjesh! ZERO standarde. ZERO kujdes për shëndetin e banorëve të Tiranës. Inceneratori i Tiranës është shembulli i pastër se si Erioni vjedh hapur me arrogancë çdo ditë. E me ato para ju tall me propagandën boshe me regji të komanduar. Kjo qeveri nuk meriton asnjë sekondë më shumë! I bëj thirrje SPAK-ut të veprojë sa më parë dhe se çdo vonesë është vjedhje ndaj çdo shqiptari.” – shkruan Kryemadhi në Facebook.