Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet Këshilli i Legjislacionit në Kuvend, PD kërkesë për shkarkimin e kryeparlamentares Nikolla


Sot do mblidhet Këshilli i Legjislacionit, ku do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratikepër shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

25 deputetë të PD-së, kanë depozituar në Kryesinë e Kuvendit një kërkesë më 26 janar. Sipas tyre, Nikolla nuk ka ushtruar detyrën si kryetare e Kuvendit, duke mos respektuar kushtetutën, për t’i dhënë fjalën deputetëve të PD-së.

Deputetët  akuzojnë Nikollën që s’i ka dhënë të drejtën e fjalës për çështjen McGonigal.

Nga ana tjetër PS ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar faktin se Nikolla ka respektuar procedurat parlamentare.