Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shqiptarët e kanë marrë vendimin, s’mund ta lejojnë më Ramën të vijojë ta kthejë zyrën në çerdhe mafioze


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha sot se shqiptarët e kanë marrë vendimin dhe nuk do lejojnë që Edi Rama të vijojë të kthejë zyrën e kryeministrit në një çerdhe mafioze ku ndahen paratë e pasuritë kombëtare të qytetarëve.

Në një deklaratë nga selia e partisë një ditë para protestës së nesërme, ai theksoi se populli ia jep e ia heq kujtdo pushtetin dhe se qytetarët do jenë nesër në shesh për t’i kërkuar llogari kreut të qeverisë.

“Populli do te jete nesër ne shesh për te kërkuar llogari. Edi Rama e ka shume te qarte se llogaridhënies nuk i shmanget dot askush pasi populli nuk lejon askënd te luaje me fatet e tij. Fshehja e dëshpëruar e Edi Rames me jave te tera dhe shmangja e llogaridhënies përpara parlamentit me shpresën e mjere se mund te kaloje situatën janë thjesht një iluzion i nje te mbyturi qe kërkon te kapet pas fijes se barit. Populli është vetëm ai qe jep pushtet por edhe ja heq pushtetin atij, qe e përdor pushtetin e tij për te grabitur paratë e popullit dhe për te shitur interesat e tij. Populli e ka marre vendimin. Populli s’mund te lejoje kurrë qe Edi Rama te vazhdoje te ktheje zyrën e kryeministrit ne një çerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë kombëtare te shqiptareve. Populli s’mund te lejoje kurrë qe zyra e kryeministrit te përdoret për korrupsion politik dhe financiar pa fre ne vend qe te jepte zgjidhje për varfërinë dhe papunësinë. Populli s’mund te lejoje kurrë qe zyra e kryeministrit te prodhoje vetëm mjerim, qe shpopullon vendin duke larguar qindra mijëra shqiptare dhe veçanërisht te rinj nga atdheu i tyre.” – tha Meta.