Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës nesër në 12:00, 1200 efektivë në terren, kamera me rezolucion të lartë


Rreth 1200 efektivë policie, duke llogaritur FNSH-në e Gardën e Republikës pritet të jenë nesër në terren për të garantuar protestën e opozitës, e paralajmëruar për në 12:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Ata pritet të vendosin një kordon para kryeministrisë dhe përreth saj.

Në terren do jenë edhe agjentë civilë ndërsa dyert e kryeministrisë do sigurohen me mbulesë metalike.

Në zonën e protestës do vendosen kamera mbikëqyrëse me rezolucion të lartë.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova” do jenë të bllokuara një orë para protestës deri në përfundimin e saj.