Vendosni fjalën kyçe....

PS kërkesë mediave: Mos publikoni të dhënat e përdoruesve të aplikacionit ‘Aktivisti’, do e ndjekim në rrugë ligjore


Partia Socialiste u kërkon mediave audiovizive  e atyre online që të mos publikojnë të dhënat e përdoruesve të aplikacionit Aktivisti.

Në një njoftim zyrtar, selia rozë shkruan se në rast publikimi të  këtyre të dhënave të pjesshme apo të plota që pretendohet se janë marrë nga ndërhyrja e paligjshme në platformën elektronike, do ndiqet në mënyrë rigoroze e doprocedohet sipas ligjit.

“Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon nga mediat audiovizive, mediat elektronike dhe të gjitha platformat e portalet online që të refuzojnë në çdo rast publikimin e të dhënave të pjesshme apo të plota qofshin ato, që pretendohet se janë siguruar nga ndërhyrja e kundraligjshme në platformën elektronike “Aktiv1st”, pronë e P.S.SH si dhe të fshijnë çdo informacion nga përmbajtja e faqeve të tyre të internetit të publikuar deri tani. Partia Socialiste e Shqipërisë do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike.” – shkruhet në kërkesën e PS-së.