Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet sërish seanca ndaj Saimir Tahirit, kërkoi t’i ulet dënimi


Është shtyrë sërish seanca për gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shkak këtë herë është bërë vetë mosprezenca e avokatit mbrojtës, Maksim Haxhiaj.

Në seancën e parashikuar për tu zhvilluar sot nuk ka qenë as vetë Tahiri.

Tahiri ka kërkuar që t’i ulet dënimi dhe t’i njihet shërbimi i provës.

Ish-ministri i Brendshëm u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi gjatë drejtimit të tij, u evidentua kultivimi i kanabisit nga grupi i Habilajve, persona të afërm të Tahirit.