Vendosni fjalën kyçe....

SPAK çoi për gjykim ‘Gërdecin’, Mediu: Vendimi politik në një proces jo të rregullt ligjor, çështja është gjykuar


Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e ka cilësuar vendim politik dërgimin nga SPAK të ccështjes së Gërdecit për gjykim.

Në një deklaratë për Report Tv, Mediu tha se bëhet fjalë për qëllime politike në një proces jo të rregullt ligjor.

Ai tha gjithashtu se çështja është gjykuar njëherë dhe parashkrimi i saj është saktë.

“Ka qëllime politike në një proces jo të rregullt ligjor. Është një çështje e gjykuar dhe parashkrimi është i shkruar saktë dhe këto janë të qarta për këdo jurist. Shpërthimi ka ndodhur për shkak se është çuar municion i pakontrolluar, i paadministruar sipas manualeve të Forcave të Armatosura dhe baruti është depozituar në mënyrë të papërgjegjshme. Nuk ka pasur teknologji të përshtatshme dhe këto nuk kanë të bëjnë me ministrin e Mbrojtjes, përfundimi i gjykatës.

Ne kemi trashëguar 180 mijë ton municion, kemi pasur detyrim për shkak të strategjisë ushtarake, ne duhet ta eliminomi municion, një ta shisnim dhe një ta demontomin. Ka pasur mbi 60 të vdekur për shkak të municionit dhe ka pasur incidente, kanë qenë mbi 6 kompani private që e bënin këtë.

Kosto për demontim ishte 50 milionë euro dhe ishte e pabërballueshme për Forcat e Armatosura. Ka dy kontrata. E para ka qenë e shëndetshme, dhe shteti ka përfituar, është certifikuar nga nivele më të larta dhe ka pasur teknologji dhe proces shumë i pastër nga pikëpamja e sigurisë.” – tha ai.