Vendosni fjalën kyçe....

Berisha marshon para institucioneve: Revolucioni ka objektivat e veta taktike dhe strategjike


Kreu i PD-së Sali Berisha u ndal para bunkerit te Ministria e Brendshme pas marshimit që kaloi te parlamenti.

Ai tha se ndodhet aty për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi, i cili është një anëtar familjar i organizatës kriminale të Edi Ramës.

Berisha theksoi se ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike

Erdhëm këtu për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi, i cili është një anëtar familjar i organizatës kriminale të Edi Ramës se ai duhet të japë urgjentisht bashkë me Edi Ramën dorëheqjen. Ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike. Do t’i mësoni në ditët në vazhdim. Sot kaluam para parlamentit ditën e hënë protestojmë para parlamentit”, deklaroi Berisha.

Më pas Berisha u ndal edhe përpara godinës së Bashkisë Tiranë, ku edhe atje dha një mesazh.

Berisha akuzoi Erion Veliajn për aferën e inceneratorëve.