Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mbyll marshimin, mesazhet para Ministrisë së Brendshme, Bashkisë e selisë së PS-së dhe thirrja për protestë ditën e hënë


Kreu i PD-së Sali Berisha e ka mbyllur marshimin e tij para disa institucioneve duke filluar nga Ministria e Brendshme, më pas u ndal te Bashkia Tiranë dhe në fund përpara selisë së Partisë Socialiste.

Berisha theksoi se ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike.

Ai lajmëroi edhe zhvillimin e protestës ditën e hënë përpara Parlamentit prej orës 17:00.

Mesazhi te Ministria e Brendshme

“Erdhëm këtu për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi, i cili është një anëtar familjar i organizatës kriminale të Edi Ramës se ai duhet të japë urgjentisht bashkë me Edi Ramën dorëheqjen. Ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike. Do t’i mësoni në ditët në vazhdim. Sot kaluam para parlamentit ditën e hënë protestojmë para parlamentit”, deklaroi Berisha te bunkeri te Ministria e Brendshme.

Mesazhi te Bashkia Tiranë

“Erion Veliaj është një nga hajdutët më të shpifur, nga korruptorët që vjedh ditën dhe natën. Ky nuk ka të drejtë të hyjë asnjë ditë në këtë ndërtesë. Ky njeri vjedh, ka shtruar fushën me Edi Ramën. Erion Veliaj, ky hajdut i shpifur, ky njeri pa mëshirë vjedh 18 euro në çdo ton plehra që digjen. Deri tani janë bërë llogaritë vetëm nga fusha e Sharrës në minierë floriri për ta, 54 milionë euro të vjedhura. Ka vendosur taksën për arsimin dhe ky hajdut, ky i pafytyrë ndërton shkolla me çmim të 10-fishtë krahasuar me çmimin që del nga manualet europiane të ndërtimit të një shkolle. Ky njeri që është turp fillon, hap tenderin te rruga John Belushi, e ndërton me fondet e Bashkisë, me buldozerët e Bashkisë dhe paratë i fut në xhepin e vet me firmë falsë. Ky e ka vendin në burg dhe vetëm në burg”, tha Berisha.

Mesazhi te Partia Socialiste

Së pari për një mesazh paqësor për të gjithë socialistët e ndershëm shqiptarë. Kërkoj mirëkuptimin e tyre, i siguroj se aq sa kanë ata respekt për votën e tjetrit, aq ka Sali Berisha respekt për ta. Kjo ndërtesë është shndërruar në selinë e së keqes nga një grup kriminal i kryesuar nga Rama, i cili me lidhjet e tij me bandat, me krimin, iu ka shkaktuar shqiptarëve dramën më të madhe, ka përzënë nga vendi nga viti 2014, mbi 700 mijë shqiptarë.

Edi Rama me piramidën e krimit dhe të drogës nuk është i vetëm. E kam denoncuar vazhdimisht. Ai që kryeson grupin parlamentar është një trafikant i shpifur, i cili merrej në Rumani duke nxjerrë viza prostitutave rumune. Është një njeri që merret me trafiqe, i del emri në regjistrimet e shumë grupeve kriminale, çfarë i lidh socialistët me ta? Ata nuk mbrojnë interesat e socialistëve.

Ai tha se ata mbrojnë vetëm interesa kriminale të pasurimit të tyre. “Merr Gjiknurin, Gjiknur gurunë… të nderuar socialist të ndershëm, nëse Alda Klosi ju gjetën 700 mijë euro, Damianit tuaj, zëdhënësi i interesave ruse, i kanë humbur 6 mln euro bashkë me nënën e tij. Vendi i tij është në burg. Balluku paguan me lekët tuaja një biftek një mijë euro. Xhaçka me çfarë merite e bëri burrin investitor strategjik? E ëma e saj e saj ka qenë në ndjekje penale për trafik fëmijësh, me birësime. Këshilltari i saj, Josifi, i ka vjedhur 2.2 mld euro pensionistëve europianë me call center. Sa ka marrë Olta, Olsi, Rama? Do ta sqarojë drejtësia. Çfarë ju lidh ju socialistë më këta? Prandaj erdha këtu, merreni si një mesazh. Këta e kanë vendin në burg”, tha Berisha