Pas mbarimit të protestës, Kreu i PD-së Sali Berisha iu përgjigj edhe njëherë interesimit të mediave.
Përsa i përket ‘thumbimit’ të Damian Gjiknurit, Berisha u përgjigj se protesta i realizoi të gjitha qëllimet e saj.
“I them Damianit, protesta i realizoi 100% qëllimet e tij. Marshimi ishte thjesht një sinjal, një mesazh që e ka marrë shumë mirë.
Lidhur me faktin se dita e hënë është shpallur ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, Berisha tha se se në qoftë se vendoset të mos ketë parlament “ne do respektojmë ditën e zisë”.
Në qoftë se nuk ka parlament unë nuk kuptoj se nuk duhet bërë parlament se ka ditë zie. Ulet flamuri dhe ndërpriten aktivitetet sportive dhe kulturore, nuk ndërpriten aktivitetet politike, por në qoftë se vendoset të mos ketë parlament ne do respektojmë ditën e zisë”, deklaroi Berisha.