Pas largimit të protestuesve së ditës së sotme përpara kryeministrisë, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, me nota ironike ka shpërndarë një status në Facebook, ku falenderon skuadrën fantastike siç e quan ai, për pastrimin dhe rikuperimin e hapësirave publike pas ‘revolucionit’ të rradhës.
“Falemnderit skuadrës fantastike të pastrimit e riparimeve të Bashkia Tiranë për rikuperimin në kohë rekord të hapësirave publike pas “revolucionit” të radhës!
Çdo gjë xixë, për një fundjavë të bukur të familjeve të Tiranës të majta e të djathta, në 103-vjetorin Kryeqytet! “ –shkruan Veliaj.