Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Afera në SHBA tronditi dy anët e Atlantikut dhe derdhi kupën e zemërimit


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e opozitës në fjalën e tij e quajti Kryeministrin Edi Rama ‘struc’ të Rilindjes.

Më tej Meta i përmendi Ramës disa nga aferat dhe skandalet që e kanë shoqëruar qeverinë e drejtuar prej në vitet e fundit.

Ai e quajti çështjen McGonigal si aferën korruptive që ka tronditur të dyja anët e Atlantikut si dhe ka derdhur kupën e zemërimit.

Të nderuar qytetarë, i nderuar profesor Sali Berisha, lideri i PD. Kjo protestë historike dhe madhështore sot është prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik, Sot është ora për t’u përballur në një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur, hajdut. Struci i Rilindjes i cili është fshehur si një frikacak i pashoq nga frika e tmerrshme që ka nga përballja e të vërtetës, me dëmet e pallogaritshme. Edi Rama e përdori pushtetin për veten dhe është i gatshëm që të kënaq çdo mafioz, të brendshëm dhe ndërkombëtar, vetëm që të shtyjë dhe disa ditë në pushtet. Afera korruptive që ka tronditur mbarë botën në të dyja anët e Atlantikut, është afera që ka derdhur kupën e zemërimit. Rama e ka të qartë se llogaridhënien s’i shpëton dot. Do jap llogari për shkeljet e kushtetutës që ka bërë”, deklaroi Meta.

Më tej Meta tha se Rama do japë llogari për të gjitha shkeljet që ka bërë duke filluar që nga shkelja e Kushtetutës dhe deri te shkatërrimi i parlamentit apo edhe pengimi i projektligjeve të opozitës.

Edi Rama do japë llogari deri në një për të gjitha shkeljet e Kushtetutës që ka bërë. Ai do të japë llogari për shkatërrimin e Parlamentit, do të japë llogari edhe për bllokimin e paligjshëm e të qëllimshëm të të gjithë iniciativave dhe projektligjeve të opozitës. Edhe për projektligjet që kemi paraqitur prej kaq shumë kohësh në Kuvend, që nga ulja e çmimit të naftës indeksimi i pagave çdo vit, liberalizimit të prodhimit të energjisë voltaike, sepse këto projektligje u shërbejnë qytetarëve dhe mirëqenies të tyre, ndërsa Rama kërkon t’i varfërojë dhe dëbojë ata dhe ndërkohë të shtojë korrupsionin e tij.

Ai do të japë llogari edhe për bllokimin e komisioneve hetimore të opozitës në Kuvend, sepse ai ka tmerr nga të vërtetat e hidhura të korrupsionit të tij që nuk i mbulon dot më askush”-tha Meta.