Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: 1. 5 minuta të drejtë për të folur në seancën e së hënës, turp i parlamentit


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka publikuar sot rendin e ditës për seancën e së hënës në parlament, duke e quajtur skandal minutazhin që iu është caktuar deputetëve të opozitës për të folur.

Sipas këtij rendi, gjithë deputetëve të Partisë së Lirisë, iu është lënë vetëm pesë minuta, ndërsa u është vendosur nga 1 min e gjysmë deri në 3 minuta për të folur.

Kujtojmë se e hëna është shpallur ditë zie për viktimat qw humbën jetën në tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë.

 

“SKANDALI!

Deputetëve të opozitës u vendosin vetëm nga nga 1 min e gjysmë e deri 3 minuta për të folur.

Për të gjithë deputetët të Partisë së Lirisë janë vetëm pesë minuta

Për Sali Berishën janë vetëm tre minuta.

Për Belind Këlliçin vetëm tre minuta.

Shikoni dokumentin e rendit të ditës për të hënën te seanca plenare dhe do të kuptoni turpin e parlamentit të marrë peng nga banditizmi rilindas.

Lapangjozët rilindas mashtrojnë me orë të tëra në parlament ndërsa opozitës bëjnë gjithçka ta pengojnë të thotë të vërtetat, që ju përvëlojnë.

Të çlirohet Parlamenti i rrëmbyer nga Rama!

Parlamenti duhet të çlirohet me çdo kusht.

Ndaj të hënën në orën 17 protesta do të jete te Parlamenti!”, shkruan Vasili.