Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës vijojnë protestat: Na vlerësoni pronat dhe nuk do ketë asnjë përplasje me policinë apo protesta


Edhe këtë të dielë, banorët e Thumanës po vijojnë protestën e tyre, e cila nuk ka ndalur që prej 3 muajve.

Ata kanë deklaruar se nuk janë kundër projektit, por duan që shpronësimeve duhet të jetë me çmimin e tregut, pra rreth 50 euro jo me 3 euro të ofruara nga koncesionari.

Banorët pretendojnë se pronat i kanë të trashëguara dhe të pajisura me certifikata.

Për të ndalur këto protesta, banorët shprehen se do ndalojnë atëherë kur t’ju bëhet vlerësimi i duhur i pronave.

Bëj thirrje institucioneve, mos shkaktoni trazira sapo fatkeqësi. Ne nuk tërhiqemi se nuk i kemi të vjedhura si, ju, nuk janë prona të zaptuara, por të trashëguara me certifikata. Hiquni nga gllabërimi i pronave të shqiptarëve. Nuk jeni ngopur me kodra male e fshatra turistikë që keni vjedhur.

Nëse do kishte një rast fatkeqësie do ndanim fatkeqësinë me ju, por jo të na i rrëmbeni ne e të ndërtoni shtëpi për dashnoret siç po dalin çdo ditë.

Ne i kemi pronat në përdorim dhe nuk kemi lekë të djegim nëpër oxhaqe siç i gjenden pastrueseve sot.

Na vlerësoni pronat dhe nuk do ketë asnjë përplasje me policinë apo protesta.

Punimet e koncesionarit vijojnë me ritme të larta. vetëm në fshatin Bërxullë ku kemi kërkuar të drejtat tona janë pezulluar. Nuk kanë asnjë leje ndërtimi.

Aty ku kanë ndërtuar kanë përdorur mashtrim, noterë e sekserë. Në Bërxullë nuk kanë shanse. Ose të na vrasin ose ne nuk tërhiqemi kurrë”, ka deklaruara njëri prej banorëve.