Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: S’e marrim pushtetin me dhunë, s’jemi leninistë


Kreu i PD-së Berisha pohoi mbrëmjen e sotme se parlamenti do përballet me protestat më të fuqishme popullore rreth tij.

Gjatë një takimi me krerët e degëve të PD-së në Tiranë, ai theksoi se parlamenti i sotëm është krejtësisht vegël e një njeriu të vetëm, kryeministrit ndërsa shtoi se PD-ja s’e merr pushtetin me dhunë pasi  nuk është forcë politike ekstremiste e as leniniste.

Berisha u bëri thirrje demokratëve të Tiranës që të protestojnë para parlamentit në çdo seancë.

“Parlamenti që sot është totalisht vegël e një njeriu, e Edi Ramës. Nga tempull i demokracisë që duhet të jetë. Ne ashtu siç është aty do rrimë, por parlamenti do ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij.Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjnë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë.  Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues, çdo seancë shkelmohet kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e atyre që kanë votuar kundër qeverisë. Atëherë duhet t’u dalim zot. Unë kam besim se revolucioni ynë nuk do ndalet, asnjë ndikim të mos keni. Kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, nuk jemi forcë ekstremiste e as leniniste.” – tha Berisha.