Shoqëruar me një video frymëzuese revolucionare, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje sot qytetarëve nëpërmjet rrjetit socila Facebook, që të marrin pjesë në protestën e nesërme që është paralajmëruar të mbahet para Parlamentit në orën 17:00.
Thirrja e Berishës vjen vetëm një ditë pas protestës kombëtare të opozitës ku menjëherë pas mbarimit të saj, Berisha njoftoi se protesta e rradhës do të mbahet të hënë përpara parlamentit.
e>