Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri fiton zgjedhjet në Qipro, kush është presidenti i ri i ishullit


Ish-ministri i Jashtëm Nikos Christodoulides u zgjodh presidenti i ri i Qipros në balotazhin e zgjedhjeve të dielën. Rivali i tij, diplomati veteran Andreas Mavroyiannis, pranoi humbjen.

Me 100% të votave të numëruara, Christodoulides kishte 51.9% të votave ndaj 48.1% të Mayroyiannis, sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve.

Christodoulides, 49 vjeç, bëri fushatë si një forcë bashkuese për Qipron e ndarë etnikisht, duke iu shmangur ndarjeve ideologjike dhe partiake. Mesazhi i tij u përshtat me një gamë të gjerë votuesish.

Mavroyiannis, i cili kishte shërbyer si ambasador i Qipros në Kombet e Bashkuara u pozicionua si agjenti i ndryshimit, duke sjellë një epokë të re politike pas një dekade sundimi nga presidenti në largim Nicos Anastasiades. Por mbështetja që ai mori nga partia me rrënjë komuniste AKEL mund t’i ketë shtyrë votuesit e luhatshëm të mbështesin Christodoulides.

Duke folur para një turme mbështetësish, Mavroyiannis, 66 vjeç, i cili ishte gjithashtu kryenegociatori i Anastasiades me turqit qipriotë të shkëputur të vendit, tha se ai nuk do ndiqte një ‘rol aktiv dhe të përditshëm’ në politikë, por mbetet i gatshëm t’i ofronte këshillën e tij të presidentit të ri nëse kërkohet.

“Dua të përgëzoj Nikos Christodoulides për fitoren e tij në zgjedhje dhe t’i uroj atij më shumë pushtet,” tha Mavroyiannis.

“Më vjen keq që nuk mundëm të përmbushim shpresat dhe pritshmëritë për ndryshime të mëdha progresive që i duhen atdheut tonë”.

Christodoulides duket se ka fituar me mbështetjen e anëtarëve të partisë Democratic Rally (DISY), kreu i së cilës, Averof Neophytou, nuk arriti të hynte në balotazh. Udhëheqja e DISY vendosi të mos mbështeste zyrtarisht asnjërin nga kandidatët dhe ua lanë dorë anëtarëve të partisë më të madhe të vendit që të votonin sipas dëshirës së tyre.

Shumë persona të brendshëm të partisë DISY kishin fajësuar Christodoulides, një anëtar i vjetër i partisë, për konkurrimin kundër Neophytou dhe ndarjen e votave të partisë.

Megjithatë, shumë nuk donin që AKEL, mbështetësi kryesor i Mavroyiannis, të rifitonte një terren në qeveri dhe kishin frikë se diplomati që do bëhej presidenti i ardhshëm i Qipros do kërcënonte ekonominë e brishtë të vendit dhe trajektoren pro-perëndimore.

Kritikët fajësojnë AKEL-in për sjelljen e Qipros në prag të falimentimit një dekadë më parë dhe për mbajtjen e një prirjeje pro-Moskës.

Mes grindjeve brenda DISY, Anastasiades, një ish-udhëheqës partie, ndërmori hapin e pazakontë duke lëshuar një deklaratë duke sugjeruar që anëtarët e DISY të punojnë për të penguar një qeveri të mbështetur nga AKEL.

Ai u bëri thirrje votuesve të partisë që të ruajnë orientimin perëndimor të ishullit dhe aleancën e tij të thelluar me SHBA-në dhe të ruajnë disiplinën fiskale duke u përballur në mënyrë efektive me një fluks emigrantësh të parregullt.

Christoulides trashëgon sfidën e përpjekjes për të ringjallur bisedimet e paqes në ngërç me turqit qipriotë të vendit, të cilët shpallën pavarësinë gati një dekadë pas një pushtimi turk të vitit 1974 që pasoi një grusht shteti që synonte bashkimin me Greqinë.

Politikanët nuk kanë mundur dot që  ta ribashkojnë ishullin pas rreth 50 vitesh negociata, pavarësisht përparimit në formën e një marrëveshjeje të përgjithshme paqeje.

Një zgjidhje e mundshme u ndërlikuar edhe më shumë pas bisedimeve të vitit 2017 në një vendpushim zviceran.

Si zëdhënës i qeverisë dhe i besuari i ngushtë i Anastasiades në atë kohë, Christodoulides ishte një person i brendshëm kryesor gjatë përpjekjes së dështuar të paqes në Zvicër. Ai ka fajësuar këmbënguljen e Turqisë për mbajtjen e një pranie të përhershme trupash dhe të drejtat e ndërhyrjes ushtarake në Qipro si arsyen kryesore për prishjen e bisedimeve.

Christodoulides ka thënë se ai u kavënë kufi dy kërkesave turke, por do përdorë anëtarësimin e Qipros në Bashkimin Evropian për t’u angazhuar me Ankaranë mbi mënyrat për të thyer bllokimin aktual.

Për sa i përket ekonomisë, Christodoulides tha se një përparësi kryesore do ishte ruajtja e disiplinës fiskale pa rrezikuar rrjetin e sigurisë sociale të vendit.

Presidenti i zgjedhur synon gjithashtu të përshpejtojë zhvillimin e depozitave të gazit natyror të zbuluar rishtazi në brigjet jugore të Qipros, ndërsa Evropa po përballet me një krizë energjie.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AP