Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Largimi i Ramës është i domosdoshëm për të ardhmen europiane


Në një postim tjetër në Facebook në ditën e sotme, ka reaguar përsëri Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Meta u shpreh se largimi i kryeministrit Edi rama nga pushteti është i domosdoshëm për të ardhmen europiane të vendit, duke perifrazuar se Rama zëvendësoi procesin e integrimit europian në procesin e korruptimit të disa zyrtarëve ndërkombëtarë.

 

“Edi Rama zëvendësoi procesin e integrimit europian në procesin e korruptimit të disa zyrtarëve ndërkombëtarë.

Largimi i tij, domosdoshmëri për të ardhmen europiane që qytetarët shqiptarë meritojnë”, ka shkruar ai.