Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka theksuar se me 14 maji ndryshimi do vijë me çdo çmim, përmes protestës e votës së lirë.
Ai shkruan në Facebook se ndryshimi do jetë për të larguar njëherë e mirë atë që ai e quan regjim i kalbur, antipopullor e antikombëtar.
“Ndryshim me çdo çmim, përmes protestës dhe votës së lirë, për të larguar njëherë e mirë këtë regjim të kalbur, antipopullor dhe antikombëtar.” – shkruan Meta.
Meta e shoqëron mesazhin në Facebook me një video nga fjala e tij në protestën e djeshme kombëtare në bulevard.
“Shqiptarët më shumë se kurrë kanë vendosur të jenë zot të vetes, të fateve dhe së ardhmes së tyre dhe të mos e presin shpëtimin nga askush tjetër pëërveçse nga dashuria e tyre për familjen, për atdheun dhe fëmijët e tyre. Ndaj populli ka vendosur që Edi Rama të largohet një orë e më parë si një mafioz i kapur në flagrancë, si një i korruptuar që s’ka asnjë lidhje me postin dhe institucionin kushtetues të kryeministrit të republikës.” – tha Meta në fjalën e tij gjatë protestës.