Vendosni fjalën kyçe....

31 mijë e 643 viktima nga tërmetet në Turqi e Siri


Të paktën 31 mijë e 643 njerëz janë vrarë zyrtarisht nga dy tërmete të forta që goditën Turqinë jugore e Sirinë veriore më 6 shkurt, tha të hënën agjencia e fatkeqësive të vendit.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.

Më shumë se 238,459 personel të kërkim-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren, tha në një deklaratë Presidenca Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Pothuajse 158,165 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti deri më tani, tha AFAD.

Ministria e Jashtme turke tha të hënën se gjithsej 9,793 personel të huaj nga 74 vende po vazhdojnë aktualisht përpjekjet e tyre në terren.