Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kam video erotike po nuk i publikoj, nuk jam Edi Rama


Në shkëmbimin e replikave mes deputetëve në Parlament, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ka video dhe mesazhe erotike të McGonigal po nuk i publikon.

Berisha tha se nuk i publikon se nuk është si Rama që përdor fjalor rrugaç në mbledhjen e qeverisë.

Një tradhtar i SHBA, një armik i egër i opozitë. Unë kam censurë të plotë ndaj videove dhe mesazhit erotik që vjen tek unë. Ç’kujton ti? Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama. Nuk jam unë ai që e dinë çfarë heqin ministrat në mbledhjen e qeverisë me fjalorin rrugaç që përdor. Unë nuk fyej publikisht. Përmenda emra unë aty. Asnjë emër, përse ju djeg ju kjo”, tha Berisha.