Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama është nën hetim në SHBA, i kanë marrë çdo komunikim e dokument që nga 2017


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në emisionin “Top Story” se Kryeministri Edi Rama është në hetim në SHBA.

Sipas Berishës, kryeministrit i është marrë çdo komunikim e çdo dokument që nga viti 2017.

Dallimi si nata me ditën, ka një dokument gjykata që autorizon hetimin në çdo gjë të Edi Ramës, ai është person nën hetim dhe të garantoj se e kam nga juristët më të shquar të atij vendi. Ai nuk është në ndjekje penale por në hetim është 100%. Atë nuk e thërrasin sepse i kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot. Që është nën hetim e ke të sigurt mos e diskuto që i kanë marrë çdo dokument, prandaj është i axhituar ai. Unë nuk them se mund të merret i pandehur se ka imunitet diplomatik”-deklaroi Berisha.