Vendosni fjalën kyçe....

Berisha zbulon hapin e ri të revolucionit: Njerëzit do futen në parlament, mund të bëjnë grevë urie


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi hapin e ri të revolucionin demokratik të nisur prej disa ditësh.

Berisha tha se njerëzit janë të gatshëm të futen në parlament dhe të rrijnë në grevë urie.

“Populli do flas. Jam shumë i kënaqur dhe janë të gatshëm që të futen në sallë në momentin që ta konsiderojnë oportune. Të gjitha format janë paqësore. Jo mund të futet e të rrijë aty në grevë urie”-tha Berisha për revolucionin demokratik të nisur nga PD-ja e drejtuar prej tij.

Më tej Berisha tha se Rama kërkon ta paraqesë McGonigal si turist seksi në Shqipëri.

Kjo që dëgjuam sot janë për Gines. Si ka mundësi, ajo është zonjë, nënë, grua, që të bëjë një deklaratë të tillë, për një deklaratë që unë bëra për mikun e Edi Ramës që ai e korruptoi. Rama kërkon që skandalin politik ta kalojë në skandal erotik.

Kërkon Edi Rama që ta paraqesë atë si një turistë seksi në Shqipëri, por unë nuk e pranoj. McGonigal nuk ishte turist seksi. Vula e PD-së është vetëm e PD-së, nuk mund të jetë e askujt tjetër”, është shprehur Berisha.