Edhe nënkryetari PD Luçiano Boçi ka dalë përpara protestuesve ku ka thënë se nuk është ambicia për pushtet, por dashuria për vendin arsyeja e këtyre protestave.
Ne duhet ti thyejmë këto porta. Ne në këtë shesh nuk na ka sjellë ambicia personale për pushtet, por dashuria për vendin. Revolucioni demokratik do e përmbushë qëllimin e tij deri në rrëzimin e Ramës. Pjesmarrja jonë sot nuk është angazhim politik, por është mision për fëmijët tanë që ne do ta çojmë deri në fund sëbashku, tha Boçi.