Vendosni fjalën kyçe....

Daily Mail/ “Pse priti deri 29 vjeç” – Nëna e përdhunuesit të dyfishtë transgjinor thotë se djali i saj kurrë s’e përmendi dëshirën për t’u bërë vajzë


Nëna e një përdhunuesi transgjinor ka thënë se djali i saj nuk tregoi shenja të disforisë gjinore kur ishte fëmijë.

Janet Bryson, 63 vjeç, tha se djali i saj ishte një ‘djalë i vogël tipik’ dhe kurrë nuk kërkoi që t’a thërrisnin me ndonjë emër tjetër përveç Andrew.

Përdhunuesi transgjinor Isla Bryson, 31 vjeç, i njohur më parë si Andrew Graham, u dënua nga GJykata e Lartë për përdhunimin e dy grave dhe është në pritje të dënimit, shkruan Daily Mail.

Ish-DJ filloi të identifikohej si grua ndërsa ishte në dorëzani, pasi u paraqit në gjykatë fillimisht si Andreë Graham.

Pas dënimit, Bryson u strehua në burgun e grave në Stirling, duke shkaktuar shqetësim të madh politik dhe publik.

Nicola Sturgeon, Ministrja e Parë e Skocisë, ka kundërshtuar të thotë nëse ajo beson se Bryson është burrë apo grua, por njoftoi se ai është zhvendosur në një burg mashkullor, që besohet të jetë HMP Edinburgh.

Nëna e tre fëmijëve, Janet Bryson, 63 vjeç, tha për Sunday Mail se është ‘e neveritur dhe zemërthyer’ që djali i saj doli të ishte përdhunues.

Duke dhënë dëshmi gjatë gjyqit në Gjykatën e Lartë në Glasgoë, Bryson foli për identifikimin si transgjinor në moshën 4-vjeçare, por jo marrjen e vendimit për kalim deri në moshën 29-vjeçare.

Gjykata dëgjoi se Bryson aktualisht po merr hormone dhe po kërkon një operacion për të përfunduar ndryshimin e gjinisë.

Nëna e 31-vjeçares tha për Sunday Mail se fëmija i saj nuk dha asnjë shenjë treguese se ishte transgjinor ndërsa rritej.

Ajo tha: “Nuk e di pse iu desh deri në moshën 29 vjeçare të thoshte se donte të bëhej grua. Por e kuptoj pse disa njerëz mendojnë se kjo është thjesht një mënyrë për të dalë nga burgu i meshkujve. Djali im nuk më shprehu kurrë ndonjë dëshirë që donte të bëhej vajzë. Asnjëherë një herë, në moshën katër vjeçare apo në ndonjë moshë tjetër. Unë do ta kuptoja më shumë nëse kjo do të kishte qenë diçka që ai kishte bërë prej vitesh, por nuk është kështu.”