Vendosni fjalën kyçe....

Fishkëllima në parlament e protestë jashtë tij dhe hapi i ri i revolucionit demokratik opozitar


Seanca e sotme parlamentare nuk ishte e zakonshme, pasi brenda dhe jashtë saj opozita protestonte kundër qeverisë.

Partia Demokratike e shënjoi protestën si hap kyç të revolucionit të saj demokratik duke nisur kështu rrugëtimin e ri të përballjes me qeverinë. Sebep këtë herë për përshkallëzimin e aksionit politik u bë edhe çështja ish-agjentit të FBI-së McGonigal në SHBA dhe takimet jozyrtare të tij me kryeministrin Edi Rama.

Brenda Kuvendit nuk pati ndonjë përballje me fjalime mes opozitës dhe shumicës socialiste.

Nga Kuvendi, Berisha aludoi se disponon video dhe mesazhe erotike të McGonigal në klubet e Tiranës.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e deputeteve dhe ministreve socialiste të cilat e akuzuan Berishën për gjuhë seksiste dhe kërkuan përjashtimin e tij.

Seanca e sotme pati edhe fryrje bilbilash. Deputeti Flamur Noka në përpjekje për të ndërprerë fjalën e deputetëve socialistë i binte pa pushim bilbilit çka krijonte zhurmë.

Rënia e bilbilit u bë edhe shkas për ndërprerjen e seancës.

 

Ndërkohë jashtë saj, protesta e opozitës pati fjalime dhe përplasje me policinë.

Protestuesit bënë përpjekje për të thyer kordonin policor dhe hodhën kapsolla duke rritur tensionet në sheshin para parlamentit.

Ndërsa në fundit e protestës, Sali Berisha lajmëroi dhe hapin e ri të revolucionit demokratik

Berisha zbulon hapin e ri të revolucionit: Njerëzit do futen në parlament, mund të bëjnë grevë urie

Berisha tha se njerëzit janë të gatshëm të futen në parlament dhe të rijnë në grevë urie.

Populli do flas. Jam shumë i kënaqur dhe janë të gatshëm që të futen në sallë në momentin që ta konsiderojnë oportune. Të gjitha format janë paqësore. Jo mund të futet e të rrijë aty në grevë urie”-tha Berisha për revolucionin demokratik të nisur nga PD-ja e drejtuar prej tij.