Vendosni fjalën kyçe....

Neza i reagon Berishës: Nëse do më kishte dhënë para Rama do isha në burg e jo në Shqipëri


Një person i prezantuar si Agron Neza nëpërmjet një mesazhi në telefonin e drejtueses së emisionit Top Story në Top Channel reagoi ndaj akuzave të kryetarit të PD-së Sali Berisha.

Në mesazh thuhet se në qoftë se Rama do i kishte dhënë para do ishte në burg dhe jo në Shqipëri.

Tutje, në mesazh ai thotë se Azem Hajdari bëri gabim që e futi Berishën në politikë.

Përshëndetje Grida, unë jam Agron Neza, dhe po ndjek emisionin tuaj. Dua të them se më vjen keq që po i dëgjoj nga doktori këto fjalë, sepse si doktori edhe unë jemi tropojanë. Në qoftë se Edi Rama do të më kishte dhënë para do të isha në burg dhe jo në Shqipëri. Azem Hajdari ka bërë gabimin më të madh që e futi në politikë“-thuhet në mesazhin e lexuar nga Grida Duma.