Tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën mund të kenë shkaktuar dëme në vlerë prej 84 miliardë dollarësh vetëm në Turqi, sipas një grupi biznesi të cituar nga Bloomberg.
Shifra e grupit është në mënyrë dramatike më e lartë se vlerësimet e mëparshme.
Bloomberg raportoi vlerësimin e mundshëm të dielën, duke cituar një ‘grup biznesi turk të paidentifikuar’.
Në fillim të kësaj jave, agjencia e vlerësimit Fitch me bazë në SHBA pohoi se humbjet ekonomike ‘duket se ka gjasa të kalojnë 2 miliardë dollarë’ dhe mund të arrijnë në 4 miliardë dollarë ‘ose më shumë’.
Banka e Amerikës e vendos shifrën në rreth 3-5 miliardë dollarë, plus ‘të paktën 2-3 miliardë dollarë të tjerë të nevojshëm për mbështetjen e njerëzve të prekur’.
Një çmim prej 84 miliardë dollarësh do përfaqësonte më shumë se një të dhjetën e PBB-së së Turqisë.
Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi provincën Gaziantep në Turqinë juglindore të hënën në mëngjes, ndërsa disa orë më vonë u pasua nga një tërmet me magnitudë 7.6 në provincën e afërt Kahramanmaras.
Tërmetet shkaktuan një shkatërrim të gjerë në nëntë provinca turke dhe në Sirinë fqinje, duke vrarë mbi 33 mijë persona njerëz në Turqi e Siri dhe duke plagosur mbi 80 mijë, sipas një raporti qeveritar të shtunën në mbrëmje.