Ndërkohë që opozita ka lajmëruar dhe fton qytetarët për protestën e ditës së sotme përpara parlamentit në orën 17:00, policia nga ana tjetër po merr masat e saj për mbikqyrjen e protestës.
Rreth 1100 efektivë policie do të jenë të gatishmëri dhe gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.
Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë” dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit.
Forca të shumta të policisë si dhe efektivë të Gardës do të jenë të dislokuara edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve. Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 15:00 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.