Disa persona janë shoqëruar nga policia e Sarandës pas hedhjes në erë të hotelit dykatësh ‘Bizanti’ mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë nga Tirana pruitet mbërritja e forcave xheniere që do analizojnë llojin dhe sasinë e lëndës plasëse që u përdor në rrafshimi e ndërtesës buzë detit.
Shpërthimi i fuqishëm dëmtoi fasadat e godinave përreth.
Hoteli në fjalë ishte në proces gjyqësor mes shtetasit grek Dhimitër Evangjeliu e dy shtetasve shqiptarë Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka, ndërsa rezulton i regjistruar në QKB në bashkëpronësi mes Çabirit e Shtukës.