Ndërsa deputetët socialistë kërkuan përjashtimin e Sali Berishës nga salla e parlamentit për përdorim të gjuhës seksiste, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli pas kërkese duke thënë se Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave.
Kryemadhi shtoi se kjo situatë është prodhuar nga socialistët për të sfumuar skandalin McGonigal.
“Ndjej keqardhje për koleget socialiste, përdorimi në mënyrën më të tmerrshme nga burrat e degraduar politikisht, se moralisht dhe familjarisht është puna e tyre. Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave, s’ka problem se Edi Rama i konsideron burrat e partisë për gra. Ai zotëria shquhet për dhunë verbale, morale, fizike ndaj grave.
Tërhiqeni atë gafë se është shumë e turpshme, zbatoni rregulloren e parlamentit! Se po të ishte puna ashtu, më keni hequr dy herë fjalën. E di që jeni nën presion të madh, McGonigalit nuk keni çfarë i bëni, të zbatojmë rregullin këtu në parlament. Ai zotëria është dhjaks, është njëshi për të mbushur brekët dhe nuk vjen këtu, por mos u bëni edhe ju jashtëqitja e tij”, deklaroi ajo.