Kreu i Partisë Demokratike, ka lajmëruar protestën e radhës.
Në fjalën e tij për mediat nga selia blu, Berisha tha se protesta do zhvillohet ditën e enjte kur dhe është protesta e radhës.
“Do ketë protestë të fuqishme ditën e enjte para parlamentit. Nderimin më të madh për ata që ishin aty dhe bashkuan zërin me deputetët e tyre kundër regjimit. Ishte një moment jashtëzakonisht i veçantë i revolucionit sot”, ka deklaruar Berisha.