Vendosni fjalën kyçe....

Teksa pritet të fillojë protesta, deputetët të PS-së hyjnë më herët në parlament


Në orën 17:00 pritet të nisë seanca plenare, por jashtë Kuvendit do të nisë paralelisht protesta e opozitës, ministra dhe deputetë të PS janë paraqitur para këtij institucioni më herët.

Raportohet se deri më tani në Kuvend është paraqitur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Anila Denaj, ish-ministre e Financave si dhe deputeti i PS-së, Etien Xhafa. Po ashtu në sallë kanë hyrë sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, Pandeli Majko, Blerina Gjylameti, Edona Bilali, Jurgys Cyrbja, Eduart Shalsi si dhe Nasip Naço.

Duket se hyrja e tyre në Kuvend gjysmë ore para duket se bëhet për të shmangur protestuesit para Kuvendit.