Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në hyrje të Kuvendit, Garda nuk lejon të hyjnë në sallë deputetët e përjashtuar të PD


Tensione në hyrje të Kuvendit, Garda nuk lejon që të hyjnë disa deputetë të PD që kanë masë përjashtuese për seancën e sotme.

 

DEBATI I DEPUTETËVE TË PD ME GARDËN

-Hape Derën!

-Nuk na mbani do me zor.

-Hapni rrugë!

Vokshi: Çfarë është kjo që bëni? Nuk ju vjen turp juve

Boçi: “Zbatimi ekstrem i këtij vendimi është zbatim i turpshëm.

Merrni vesh shqip, a e kuptoni shqipen.

Kjo është masë diisiplonore.

Ku e ke të shkruar që unë pengohen të futem në sallë. Ma trego ku e ke të shkruar?

Në qoftë se je oficer karriere mos ki frikë. Ti në bazë të këtij vendimi ke marrë këtë lloj organizimi.  Nuk e ke ndaluese.”

Vokshi:” Distancohuni nga ky degjenerim, kjo është e turpshme. “