Janë shfaqur pamjet e çastit të shpërthimit të fuqishëm në Sarandë, që rrafshoi hotelin mëngjesin e sotëm.
Videoja është publikuar nga Report Tv, ku duket shpërthimi që lë më pas vetëm një re tymi.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit e pas kësaj ndërtesa dykatëshe u rrënua në tokë.
Banorët janë tronditur nga shpërthimi që rrafshoi hotelin ‘Bizant’, një nga më të vjetrit në qytetin bregdetar.
Policia ka shoqëruar disa persona ndërkohë që pritet ardhja e xhenierëve nga Tirana për të përcaktuar sasinë dhe llojin e lëndës plasëse të përdorur.
Hoteli ka dy ortakë, Spiro Çabirin dhe Dhimitër Evangjeliu që janë në proces gjyqësor me njëri-tjetrin për pronësinë që prej vitit 2002.