Përpara protestuesve, deputetja e PD-së Albana Vokshi ju ka bërë thirrje forcave policore, të lenë uniformat dhe të bashkohen me opozitën.
Vokshi tha se kjo nuk është çështja e një partie, por mbrojtja e pluralizmit të vendit.
“Vokshi: Rama ja jep paratë me valixhe McGonigal për të shkatërruar opozitën, por ne nuk dorëzohemi, sot ka vënë përballë policinë, por ne nuk e kemi me ta, e kemi me Edi Ramën.
Kjo protestë është përtej PD, është çështja e mbrojtjes së pluralizmit. Bashkohuni me ne, nuk është çështja e një partie” thotë Vokshi.