Vendosni fjalën kyçe....

Altin Goxhaj: “Revolucioni” i Berishës do ketë kosto shumë të lartë dhe përfitim minimal


Në emisonin e djeshëm të datës 13 shkurt në Vizion Plus, Altin Goxhaj në lidhje me protestat e opozitës ka thënë se, kjo forcë synon veç përfitimin e çastit dhe nuk ja ndjen hiç për vizion dhe përfitim afatgjatë:

Duke shpjeguar koston e lartë dhe përfitimin e vogël të “Revolucionit”, Goxhaj vijon se narrativa e ekzagjëruar e rrit koston e protestës në krahasim me përfitimin që duhet të kenë në të vërtetë ato në brenda një kohe të shkurtër.

Narrativa e ekzagjeruar me “revolucione që fillojnë”, “protesta më e madhe në histori”, dhe hiperbola të tjera e bënë koston afatgjatë të protestës të së shtunës më të lartë se sa përfitimin afatshkrutër! Protesta e arriti qëllimin e sensibilizimit ndërkombëtar por lokalisht e dëmtoi PD në sytë e publikut për shkak të inflacionit të pritshmërive që krijoi narrativa e Revolucionit që do përmbysë Ramën! Do të mjaftonte një narrativë e sinqertë dhe protesta do ishte bërë me kosto më të ulët se sa përfitimi”

Vijon me çastin dhe jo me vizionin. Protesta e së shtunës duhej bërë dhe ishte shumë e rëndësishme mediatikisht dhe ndërkombëtarisht, por nuk ishte e sinqertë, sepse skishte nevojë të mos ishte e sinqertë. Protesta e së shtunës duhej bërë me çdo kusht, ishte shumë e shëndetshme ne një operacion ndërkombëtar piari, me një opozitë që ja kanë prerë duart dhe këmbët. Populli flet. Jam i sigurtë se nëse PD do kishte narrativë më të sinqertë për nevojën  e protestës të së shtunës, nuk kishte nevojë të ndërtonte kauzën e revolucionit, e cila prodhon inflacion dhe zhgënjim. Unë nuk kam parë asnjëherë reagim negativ të ‘Grisë’ në Facebook, ndaj zhgënjimit të së shtunës. Ajo ‘gri’ ka qënë shumë optimiste. Në 7 8 9 korrik, edhe të majtët e rrespektuan, sepse ishte e sinqertë. Koncepti është se ka të bëjë me një lloj narrative që kjo opozitë vuan për inflacionin e saj. E karikon por edhe e shkarikon, e zhgënjen për perspektivën, është e mirë për çastin se shton më shumë njerëz, por  është e dëmshme spse e ke konsumuar me inflacion.” ka deklaruar Goxhaj.