Vendosni fjalën kyçe....

Brenda Kishës Katolike të Portugalisë janë konstatuar mbi 4,800 raste të abuzimeve seksuale


Gjatë shtatë dekadave të fundit, më shumë se 4,800 fëmijë janë abuzuar seksualisht brenda Kishës Katolike në Portugali, sipas një raporti nga një komision i pavarur i publikuar të hënën, sipas Euronews.

Raporti tronditës bazohej në 512 ankesa të drejtpërdrejta. Por sipas koordinatorit të komisionit, psikiatrit të fëmijëve Pedro Strecht, numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.

“Përqindja më e lartë e viktimave distancohet nga Kisha si institucion dhe nga praktika fetare pas abuzimit, dhe ky pozicion vazhdon ndër breza,” tha Strecht pas publikimit të raportit.

Abuzimi seksual në kishën katolike portugeze mori përmasa epike.

Nuk është e vështirë të gjesh fakte tronditëse në dokumentin e dorëzuar në Konferencën Episkopale Portugeze, si p.sh. mosha mesatare e viktimave në fillimin e abuzimit ishte vetëm 11.2 vjeç.

Kisha tha se do të publikojë një listë të abuzuesve që janë ende aktivë deri në fund të muajit.