Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Doçi: Do shkoj sërish në SPAK, do depozitoj letrat për vilën e Arben Ahmetajt


Devijimi i hetimeve nga dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi, për ish-Ministrin e Financave Arben Ahmetaj, tashmë është një fakt i provuar.

I ftuar në emisioni Breaking në Top Neës, gazetari që ka bërë denoncimin në SPAK, Adriatik Doçi ka pohuar se do i referohet me një kallëzim të ri për Arben Ahmetaj dhe rrethin e tij.

Askush nuk guxon të flas kundra Arben Ahmetaj dhe opozita e ka mbyllur gojën, duket sikur e mbron me heshtjen e saj. Prokurorët nuk duhet ta shpërfllin si prove duhet ta shqyrtojnë se në çfazë është implikuar Arben Ahmetaj.

Do ti drejtohemi  gjykatës së shkallës së parë për provat që kanë dalë për zyrtarë si Arben Ahmetaj dhe do ti drejtohemi SPAK-t me një denoncim të ri.

Do i referohemi me një kallëzim të ri për Arben Ahmetaj dhe rrethin e tij.  Klodian Zoto i ka dhënë Arben Ahmetaj një vilë të dokumentuara‘, tha Doçi.