Vendosni fjalën kyçe....

Majko bën kritikë ndaj Artan Lames për regjistrimet e pronave në Kukës


Deputeti i PS, Pandeli Majko në komisionin e Ligjeve, drejtoi disa kritika për sa i përket qarkut të Kukësit ndaj kreut të Kadastrës, Artan Lame .

Majko u shpreh se në raportin e dorëzuar për këtë qark, flitet në përgjithësi ndaj duhet pasqyrim sa më i saktë.

Ju flisni në terma të përgjithshme, por në thelb unë e përkrah këtë dhe kam vlerësimin tim për punën e Kadastrës, por tjetër problem regjistrimi prone ka Tirana, tjetër Kukësi, tjetër Malësia e Madhe… Ne jemi të interesuar që analiza të jetë e ndarë edhe sipas kësaj cilësie. Pra unë jam i interesuar për Kukësin, dhe atje problemi bazë nuk është shtëpitë pa leje, por njohja e pronësisë së tokës. Ju akoma nuk i keni bërë letrat e regjistrimit, dhe nuk është regjistruar edhe pronësia komunitare, dhe ky është një problem”, u shpreh Majko.