Milani ka treguar forcën në Ligën e Kampionëve duke marrë një fitore ndaj Tottenham në sfidën e luajtur në San Siro.
“Djalli” e mbylli sfidën që në minutën e 7 me Brahim Diaz i cili shënoi golin e vetëm të sfidës.
Në përballjen tjetër Bayern Munich nuk u “frikësua” nga yjet e PSG-së, duke i shkaktuar humbje në në Parkun e Princave.
Më një gol të Coman bavarezët morën një fitore që i çon një hap kualifikimit në fazën tjetër.
Këto ishin sfidat e rikthimit të Ligës së Kampionëve pas një pushimi të gjatë që u ndërprenë nga Botërori i zhvilluar në Katar dhe pushimet dimërore të klubeve.